Moti

Pse po bën kaq ftohtë këtë dimër?

Pse po bën kaq ftohtë këtë dimër?

Temperaturat minimale kanë pushtuar Amerikën duke arritur në nivele rekord. Dëbora, ngricat kanë pushtuar shumë shtete. Në disa zona nuk ka as drita.

Ndërkaq temperaturat e ulëta dhe moti ekstrem është më shumë se sa një problem vetëm i Amerikës, është një situatë globale. Edhe në Shqipëri, sapo u duk se u ngroh pak moti, sot u rikthye i ftohti.

Do të shikojmë edhe disa ditë të tjera të ftohti të hidhur për shkak të rrymave polare nga Arktiku.

Teksa planeti ngrohet, rrymat ajrore dobësohen. Duket se ngrohja globale ndikon drejtpërdrejt tek moti: duke shkaktuar urraganë, stinë më të gjata dhe sezon ekstrem dimëror apo veror.

Katharine Hayhoe, studiuese që merret me ndryshimet klimatike thotë se këto janë “ndryshime të çuditshme” që lidhet me ndotjen, vrimën e ozonit dhe ngrohjen globale.

Dhe kur vjen fjala për ndryshimet klimatike, efekti është botëror, përtej Amerikës apo Shqipërisë.

*Artikulli i New York Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al