Policia njofton mbylljen e përkohshme të Rrugës së Arbrit, shkak reshjet e dëborës

Rruga e Arbrit është mbyllur përkohësisht për shkak të motit të keq.
Kështu ka lajmëruar Policia e cila njofton që për shkak të reshjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastueset.
Në njoftim thuhet që Policia Rrugore ndodhet në të dyja kahet e lëvizjes dhe se nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve nëse nuk janë pajisur me zinxhirë dhe goma dimërore.
Njoftimi i Policisë:
Për shkak të reshjeve të dëborës në Rrugën e Arbrit, në Bypass, qarkullimi i automjeteve është ndaluar përkohësisht pasi i gjithë aksi po pastrohet nga borëpastueset.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore zinxhirë dhe deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë aks.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.