Moti

Pasditja sjell përmirësim të motit

Pasditja sjell përmirësim të motit

Sipas MeteoAlb: Moti orët e para të ditës në vendin tonë do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve. POR parashikohet që në orët në vijim të kemi përmirësim të kushteve atmosferike, pasi pritet që gradualisht vranësirat e shumta të largohen nga vendi ynë duke i lënë vendin kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Pasditja sjell përmirësim të motit

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.