Moti

Pas ditëve me shi, moti ka rezervuar fundjavë me diell

Pas ditëve me shi, moti ka rezervuar fundjavë me diell

Sipas Meteoalb: Ka nisur me vranësira dhe reshje të pakta, pjesa më e madhe e territorit duke bërë që kryesisht zonat qendrore dhe zonat jugore të kenë reshje shiu. Në zonat juglindore reshje të pakta dëbore.


Pritet përmirësim i kushteve të motit duke filluar që sot pasdite, kemi zhvendosje të sistemit të vransirave duke na rikthyer intervale me kthjellime. Pra shikohet në fakt që fundjava të jetë me kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti i kthjellët do jetë prezent sidemos në ultësirën perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore. Nuk parashikohet që të ketë reshje.


Për sa u përket vlerave termike sot ka pasur një tjetër rënie në orët e para të mëngjesit, duke bërë që minimalet të jenë zero apo minus një gradë në zonat e thella malore. Ndërkohë maksimalet do të kenë një rritje më një apo dy gradë ku priten vlera 18 apo 19 gradë.


Fundjava do të sjellë rritje edhe të shtunën edhe të dielën, duke kulmuar ditën e dielë ku termometri do të ngjitet deri në 22 apo 23 gradë celsius.
Era do të jetë problematike duke qenë se do të ketë kryesisht drejtim verilindor dhe era e ftohtë do të bëjë që i ftohti të ndjehet disi, të paktën orët e para të mëngjesit.