Moti

Si do të jetë moti ditën e zgjedhjeve?

Si do të jetë moti ditën e zgjedhjeve?

Moti do të jetë i paqendrueshëm gjatë kësaj javë. Meteoalb parashikon vranësira dhe shira të cilat vijojnë deri të mërkurën, duke u rikthyer sërish të premten. Por fundjava parashikohet me rritje të ndjeshme të temperaturave, të dielën kur mbahen edhe zgjedhjet e 25 Prillit, pritet që temperaturat të rriten deri në 22 gradë.

Lexo parashikimin e plotë të motit për këtë javë nga Meteoalb:

'Java nis me vranësira dhe shira të cilat mbeten prezente edhe të martën, por me shira të pakta. E mërkura dhe e enjtja parashikohen me mot të kthjellët por dita e premte risjell shirat e dobët në vend. Fundjava sjell sërish përmirësim të motit. E diela parashikohet të jetë pa shi me temperatura të larta mbi 20 gradë.

E hëna dhe e marta parashikohen me temperatura nga 3 minimale në 16 gradë maksimale. E mërkura dhe e enjtja nga 2- deri në 20 gradë. E premtja ul temperaturat me 3 gradë në vlerat maksimale. Fundjava rrit ndjeshëm temperaturat me maksimumi 22 gradë'.

*Tiranapost.al.