Moti

Pa valë të nxehti. Meteorologu tregon si do jetë moti këtë fundjavë

Pa valë të nxehti. Meteorologu tregon si do jetë moti

Temperaturat do të ulen ndjeshëm nga pasditja e sotme. Temperat maksimale nuk do kalojnë 36 gradë, ndërsa do priten rrebeshe afatshkurtra të shiut, përveç zonave bregdetare ku do mbizotërojnë kthjellimet. Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani parashikon motin se si do të jetë të shtunën dhe të dielën:

Kjo fundjavë sjell një rënie të ndjeshme të vlerave termike duke bërë që maksimumet në territorin shqiptar të zbresin në 35-26 gradë Celsius. Po ashtu e shtuna dhe e diela do të jenë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat gjatë orëve të mesditës do të krijonë mundësira për rrebeshe afatshkurtra të shiut. Ndërsa zonat bregdetare mbeten kryesisht me kthjellime dhe kalime vranësirash.

Duke qenë se kemi rënie të ndjeshme të vlerave termike nuk përjashtohen dhe mundësitë për rrebeshe të izoluara breshëri.

*Tiranapost.al