Moti

Video/ Nis dëbora e parë në Tiranë

Video/ Nis dëbora e parë në Tiranë
Foto Ilustruese

Kanë nisur reshjet e para të dëborës në Tiranë, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga Meteoalb.

Pritet që në orët në vijim të ketë sasi të shtuar të reshjeve dhe ndoshta shtrim të dëborës.

Ndërkohë që në pjesën më të madhe të vendit, dëbora ka nisur që në orët e para të mëngjesit dhe disa rrugë janë bllokuar. Shkollat janë mbyllur për këtë arsye dhe do ta zhvillojnë mësimin online deri në 19 shkurt.

Në Tiranë prej më shumë se katër vitesh nuk kishte rënë dëborë.