Moti

Nga e mërkura ulen ndjeshëm temperaturat. Parashikimi si do të jetë moti këtë javë

Nga e mërkura ulen ndjeshëm temperaturat. Parashikimi si do të

Dita e sotme dhe e nesërmja janë me vlera të larta termike për sezonin ku ndodhemi. Termometri do të shënojë maksimumin me 29 gradë duke bërë që të ndjejmë zagushi. Meteorologia e Meteoalb parashikon rënie të ndjeshme dhe freskim duke nisur nga dita e mërkurë, ku vlerat do të jenë në fakt tipike të vjeshtës.

A priten reshje të shiut? Sipas meteorologes e mërkura do të rikthejë kthjellimet në vend, duke mos lënë mundësi për reshje, ndërsa nuk përjashtohet ndonjë shi i izoluar për sot dhe nesër në zonat kryesisht qendrore dhe veriore.

Parashikimi i motit për javën nga Meteoalb:

Sot dhe nesër mbeten vlerat e larta termike gjatë orëve të para të ditës po ashtu gjatë orëve të mesditës do të ndjejmë zagushi pasi vlerat maksimale do të shënojnë deri në orën 29 gradë Celsius. Duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri ditën e premte do kemi freskim dhe rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke na rikthyer në vlera normale të vjeshtës. Ku mëngjesi do zbresë deri në 9 gradë Celsius në zonat juglindore dhe maksimumi në vlerat në territorin shqiptar parashikohet rreth vlerës 27-28 gradë.

Për sa i përket kushteve atmosferike, sot dhe nesër vranësirat do jenë të shpeshta mbizotëruese në vendin tonë ku në zonat veriore dhe pjesërisht zonat qendrore sjellin reshjet të pakta dhe të izoluara shiu. Ndërsa jugu i Shqipërisë vijon të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

E mërkura dhe në vijim na sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, duke na rikthyer kthjellimet në pjesën më të madhe të territorit, vranësirat do të jenë shumë pak prezente ndërsa reshjet do jenë të izoluara dhe të fokusuara në rajonin verior dhe verilindor.

*Tiranapost.al.