Moti

Nga e enjtja deri në fundjavë do kemi rritje të ndjeshme të temperaturave, parashikimi i motit për javën

Nga e enjtja deri në fundjavë do kemi rritje të ndjeshme të

Moti me vranësira do të zgjasë deri në mesjavë, ku priten dhe rrebeshe shiu afatshkurtra, ndërsa nga e enjtja deri të shtunën moti do jetë i thjellët me rritje të temperaturave. Metorologia e Meteoalb, Lajda Porja parashikon që maksimumi i temperaturave të kapë 14-15 gradë, ndërsa nga pasditja e së dielës do të rikthehen reshjet.

Lajda Porja

Ka nisur me mot të vranët mëngjesi i sotëm, situatë e cila do të mbetet deri në mesin e javës ku presim që herë pas here të kemi zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe afatshkurtra shiu, ku më të theksuara reshjet pritet të jenë mbrëmjen e së martës deri mëngjesin e ditës së mërkurë.

E enjtja deri të shtunën do na sjelli kryesisht mot të kthjellët dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, por sërish mesdita dhe pasditja e të dielës na rikthejnë reshjet . Për sa i përket temperaturave të ajrit mëngjesi i sotëm mbetet i freskëst, vlerat minimale kanë zbritur në -1 gradë dhe do të zgjasë ditën e mërkurë ku mëngjesi mbetet rreth vlerës 0 apo -1 dhe maksimumi deri në 14-15 gradë por duke filluar nga e enjtja deri në fundjavë do kemi rritje të ndjeshme të temperaturave ku parashikohet maksimumi në rang territori parashikohet deri në 19 gradë Celsius.

*Tiranapost.al.