Moti

Nesër mbërrin i ftohti polar. Temperaturat shkojnë në -6 gradë celcius

Nesër mbërrin i ftohti polar. Temperaturat shkojnë në -6

Sipas Meteoalb: Cikloni që ka përfshirë Shqipërinë ka sjellë reshje të konsiderueshme në të gjithë territorin. Problematike situata është paraqitur në veri, veri-perëndim ku reshjet kanë regjistruar edhe 90mm.

Parashikohet nesër dobësim i ndjeshëm i reshjeve duke bërë që reshjet të jetë të pakta. Pritet të ketë edhe reshje bore. Nesër do të ketë edhe ndikim të temperaturave polare. Do të ketë si pasojë rënie të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që minimalet të zbresin në -6 gradë celcius në zonat malore. Era do të jetë problematike deri në 70km/h duke sjellë probleme në brigjet detare.


Tiranapost.al