Moti

Nesër dita më e nxehtë. Parashikimi si do jetë moti këtë javë dhe temperaturat

Nesër dita më e nxehtë. Parashikimi si do jetë moti

Pavarësisht vranësirave të shpeshta gjatë kësaj jave, nuk do të ketë reshje të shiut. Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja bën parashikimin e motit për javën, ku tregon se temperaturat do të jenë të larta në dy esktremumet ditore, ndërsa e marta, dita e nesërme do të shënojë ditën më të nxehtë të javës: Termometri do shënojë 33 gradë, në zona të izoluara edhe më lart se kaq.

Parashikimi për javën:

E gjithë java parashikohet të jetë kryesisht me mot të kthjellët. Vranësirat do shfaqen në fakt gjatë orëve të mesditës në zonat malore, ndërsa pjesa e dytë e ditës do ketë vranësira në pjesën më të madhe të vendit, megjithëse herë pas here do kemi vranësira të shpeshta, nuk parashikohet të kemi reshje. Për sa i përket temperaturave të ajrit, vijojnë të jenë të larta në dy ekstremumet ditore. Vlerat më të ulëta me 12-13 gradë në zonat juglindore, ndërsa maksimalet sot janë të paktën 31-32 gradë. E marta do jetë dita më e nxehtë e javës ku termometri do regjistrojë edhe 33 gradë, ndonjë zonë e izoluar edhe më e lartë se kaq. Era nuk do jetë problematike në parametra, do jetë e lehtë dhe jo më shumë se 30 km/h. Deti do ketë dallgëzim të lehtë.

*Tiranapost.al.