Moti

Ndryshon moti nga e mërkura: Zonat që preken nga reshjet dhe parashikimi për temperaturat

Ndryshon moti nga e mërkura: Zonat që preken nga reshjet dhe

Nuk priten reshje shiu gjatë kësaj jave, përveç reshjeve të izoluara në disa zona veriore dhe fundjavës që pritet të sjellë vranësira. Meteorologia e Meteoalb Adiola Bani parashikon ndryshim të kushteve të motit nga e mërkura konkretisht në veri ndërsa pjesa tjetër e territorit gjatë së mërkurës dhe të enjtes vijon në të njëjtat kushte atmosferike. Sa i përket temperaturave, parashikohet që maksimumi të mos i kalojë 31-32 gradë.

Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani:

Vendi ynë gjatë kësaj fillim jave do paraqitet kryesisht me kthjellime ndërsa vranësirat janë shumë pak prezente konkretisht në zonat malore.

Do kemi ndryshim të tablosë së motit gjatë paradites së ditës së mërkurë kryesisht në zonat veriore ku presim reshje të pakta dhe të izoluara ndërsa pjesa tjetër e territorit gjatë së mërkurës dhe të enjtes vijon në të njëjtat kushte atmosferike.

E premtja na rikthen kthjellimet në gjithë territorin shqiptar, por fundjava ndryshon sërish kushtet atmosferike duke sjellë vranësira të pakta dhe reshje të izoluara shiu.

Përsa i përket temperaturave të ajrit, gjatë kësaj jave vlerat termike do luhaten nga 11 gradë mëngjesi në zonat malorë ndërsa maksimumi parashikohet rreth vlerës 31-32 gradë Celsius.

*Tiranapost.al.