Moti

Ndryshon moti nga e Marta: Parashikimi për javën dhe a do kemi temperatura normale të stinës?

Ndryshon moti nga e Marta: Parashikimi për javën dhe a do kemi

Moti përmirësohet duke filluar nga dita e nesërme dhe deri të premten. Do të ketë kthjellime, pa vranësira ndonëse me ulje graduale temperaturash, por pa reshje shiu përveç reshjeve të pakta dhe të përkohshme në zonat malore. Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja ka bërë parashikimin e javës ku thotë se temperaturat minimale nuk do ulen më shumë se 13 gradë ndërsa maksimalet do arrijnë në 29-30 gradë.

Lajda Porja

Territori shqiptar ka nisur me vranësira ku më të dendura kanë qenë në zonat jogure dhe juglindrore duke gjeneruar rrebeshe shiu. Ka patur vranëisra dhe në zonat qëndrore në qarkun e Tiranës dhe Elbasanit ka patur vetëm momente me shi.

Parashikohet në fakt që nga e marta deri të premten të kemi përmirësim gradual të kushteve të motit ku vranësirat do fokusohen vetëm në zonat malore, kryesisht në juglindje duke gjeneruar reshje krejt të pakta dhe të përkohshme.

Përsa i përket temepraturave të ajrit mëngjesi i sotëm ka patur një rritje të ndjeshme të vlerave minimale, ndërkohë pritet nga e marta dhe deri të premten një rënie e lehtë dhe graduale e tyre.

Tmeperaturat minimale do jenë deri në 12 apo 13 gradë me e ulëta në zonat malore ndërkohë maksimalet në fakt pritet që gjatë kësaj jave të luhaten nga 29 apo 30 gradë. Këto temepratura do jenë afërsisht me 1.5 apo dy gradë më shumë sesa mesataret klimatike.

Era do fryjë e lehtë por gjatë pasdites pritet forcim, ku do të shkojë deri në 40 km/h dhe ku do gjenerohet me dallgëzim në det deri në 2-3 ballë.

*Tiranapost.al.