Moti

Moti sot me vranësira, ulen temperaturat mbasdite

Moti sot me vranësira, ulen temperaturat mbasdite

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë vijon të jetë në ndikimin e motit të vranët në pothuajse gjithë ditën. Parashikohet që vranësirat të krijojnë mundësi për shira të paktë dhe të izoluar në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë shfaqje të flokëve të dëborës. Por gjithashtu gjatë ditës në territor priten dhe intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të vijojnë të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior - Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Moti sot me vranësira, ulen temperaturat mbasdite