Moti

Moti sot i qëndrueshëm dhe pa shi, por i ftohtë

Moti sot i qëndrueshëm dhe pa shi, por i ftohtë

Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme por shumë të ftohta. Parashikohet që moti në vendin tonë gjatë gjithë ditës të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat nuk do të mund të krijojnë mundësi për reshje.

Moti sot i qëndrueshëm dhe pa shi, por i ftohtë

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, POR do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 13°C.

Era do të fryjë fortë me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 6 ballë.