Moti sot i kthjellët, rriten temperaturat në mëngjes dhe mesditë

E Hënë 17 Janar 2022, 07:08
TiranaPost
Sipas MeteoAlb: Vendi ynë paraqitet me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshme pritet të jenë në orët e pas-mesditës. Parashikohet që vranësirat të jenë më të fokusuara në zonat Veriore të territorit, ku në skajin Verior pritet të ketë edhe shfaqje të përkohëshme të flokëve të dëborës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.