Moti

Moti me kthjellime dhe vranësira ditën e sotme

Moti me kthjellime dhe vranësira ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore vranësirat do të jenë më të dukshme, pasi herë pas here do të pësojnë zhvillim duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior–Veriperëndimor duke sjell dallgëzim 2 ballë.

Moti me kthjellime dhe vranësira ditën e sotme