Moti

Moti i vranët, temperaturat deri në 18 gradë

Moti i vranët, temperaturat deri në 18 gradë

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në zonat Jugore, ndërsa Qendra dhe Veriu mbeten vetëm në ndikimin e vranësirave. Parashikohet qe orët vijuese të jenë ne ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave te pakta ne te gjithe territorin e vendit.

Moti i vranët, temperaturat deri në 18 gradë

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi, kryesisht Verilindor duke sjelle ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri ne 3 ballë.