Moti

Moti i javës/ Të premten ulen temperaturat. Sa do të shkojnë?

Moti i javës/ Të premten ulen temperaturat. Sa do të

Sipas Meteoalb, java ka nisur me vranësira dhe shira të konsiderueshëm që në orët e para të mëngjesit. Herë pas here ka pasur edhe rrebeshe, kryesisht në zonat qëndrore dhe në zonat jugore. Dita e martë do të sjellë një ndërprerje të reshjeve për t`u rikthyer sërish në pjesën e dytë të ditës së mërkurë.


Dita e mërkurë dhe dita e enjte do të sjellë problematika prej reshjeve në zonat jugore ku do të jenë intensive.

Do të ketë edhe një shtim të erës. Në zonat bregdetare era mund të shkojë mbi 70km/h dhe deri në 5 apo 6 ballë.

Reshjet do mbeten prezente edhe gjatë fundjavës edhe pse do të ketë dobësim të ndjeshëm të intensitetit të tyre.

Sot dhe nesër mbetemi në temperaturat 23 apo 24 gradë celcius. Duke filluar nga dita e mërkurë kemi rënie të temperaturave nga dita në ditë, duke kulmuar ditën e premte, ku priten temperature edhe 0 apo -1 në zonat malore. Temperaturat maksimale priten të shkojnë jo më shumë se 19 gradë.