Moti

Moti i javës/ E marta dhe e enjtja do të jenë me shi

Moti i javës/ E marta dhe e enjtja do të jenë me shi

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.

Në këtë mënyrë në pjesën më të madhe të ditëve moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare.

Vranësirat do të jenë më tepër prezente për ditën e nesërme po pa praninë e reshjeve të shiut ndërsa për ditën e Martë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në lindje të vendit dhe jug.

Moti i javës/ E marta dhe e enjtja do të jenë me shi

Përjashtim bën dita e Enjte ku vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive ndërsa në relievet malore do të ketë reshje dëbore.