Moti

Moti i fundjavës/ E shtuna vjen me ministuhi ere

Moti i fundjavës/ E shtuna vjen me ministuhi ere

Sipas Meteoalb: Ka nisur me vranësira dhe rrebeshe shiu pjesa më e madhe e territorit të cilat do të vijojnë deri në orët e vona të mbrëmjes ku pritet sërish një shtim i mëtejshëm i vranësirave duke sjellë shira me intensitet të lartë në të gjithë territorin. Në zonat malore do të ketë edhe rreshje dëbore kryesisht në verilindje të vendit. Temperaturat e ajrit sot kanë pësuar një rënie të lehtë duke bërë që minimalet të shkojnë në minus 2 gradë dhe maksimalet jo më shumë se 13 gradë. Pritet që dita e shtunë të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave si dhe ministuhi ere duke bërë që në momente të veçanta shpejtësia të shkojë dhe 70 apo 75 km/h.


Tiranapost.al