Moti

Moti gjatë javës: Dy ditët kur termometri do shënojë 40 gradë

Moti gjatë javës: Dy ditët kur termometri do shënojë 40

E mërkura dhe e enjtja janë dy ditët e javës ku temperaturat parashikohet të rriten deri në 40 gradë. Sipas Meteoalb kjo situatë nuk do të zgjasë pasi nga e premja moti do të freskohet, edhe më tej deri të dielën. Gjatë kësaj jave nuk priten reshje shiu, përveçe në zonat malore.

Parashikimi i javës nga Meteoalb:

E Hëna mbetet me diell në Jug, por priten vranësira në veri-qendër si dhe shira të izoluar kryesisht në Veri. Nga e marta deri të premten pasdite do të ketë vetëm kthjellime ndërsa sërish pasditja e të premtes sjell shi në zonat malore. Temperaturat sot rriten lehtë, maksimumi në 34-35 gradë, por nga e enjtja fillon rritja e temperaturave duke kulmuar në ditët e mërkurë – e enjte me 40 gradë. E shtuna freskon lehtë motin në vendin, ndërsa e diela do të vijojë akoma më e freskët.

*Tiranapost.al.