Moti gjatë fundjavës me shi, si do luhaten temperaturat
Moti gjatë fundjavës parashikohet të jetë me reshje shiu. Sipas Meteoalb, reshjet më të dukeshme do jenë duke filluar nga mesdita e së shtunës deri mëngjesin e së dielës ku herë pas here do jenë me intesitet deri mesatar. Ndërsa, sa u përket temperaturave nuk pritet të ketë vlera negative. Pritet që temperaturat të zbresin në 2-3 gradë mëngjesit deri në 16 gradë gjatë mesditës pothuajse në gjithë vendin.
Parashikimi i motit në fundjavë sipas Meteoalb:
Moti i kësaj fundjave do jetë i paqendrueshëm pasi reshjet nisin gjatë pasdites në Jug dhe gradualisht gjatë mbrëmjes përfshijnë zonat qendrore dhe veriore. Reshjet më të dukshme do jenë duke filluar nga mesdita e së shtunës deri mëngjesin e së dielës ku herë pas here do jenë me intesitet deri mesatar. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 2-3 gradë mëngjesi deri në 16 mesdita në rang territori.
*Tiranapost.al.