Moti do të jetë i kthjellët në mëngjes, pasdite priten reshje shiu në disa zona
E Diel 17 Shtator 2023, 09:13
TiranaPost
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me altenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orët e mesditës dhe pasdites pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët vetëm përgjatë relieveve malore.
Era pritet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jug do të fitoj shpejtësi deri në 9m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.