Moti

Mot i kthjellët, por i ftohtë këtë të diel

Mot i kthjellët, por i ftohtë këtë të diel

Moti i kthjellët por i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin ditën e diel. Deri pas mesdite kur pritet kalimi i vranësirave në të gjithë territorin.

Por më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjat shtrirjes lindore. Megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohen që në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të vijojë moti edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore. Duke u luhatur nga -2 deri në 14 gradë celcius.