Moti

Mot i kthjellët me vranësira ditën e sotme

Mot i kthjellët me vranësira ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës ultësira perëndimore do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët. Ndërsa në zonat malore do të ketë kthjellime dhe kalime vranësirash. Në orët në vijim parashikohet që vranësirat e pakta të përfshijnë dhe një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore, por Jugu i vendit tonë pritet të jetë me kthjellime edhe gjatë pasdites.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale, por ulen në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 1°C ndërsa mesdita deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Mot i kthjellët me vranësira ditën e sotme