Mot i kthjellët e vransira këtë javë. Fundjava rikthen reshjet e shiut dhe të dëborës

E Hënë 20 Dhjetor 2021, 10:14
TiranaPost
Sipas MeteoAlb: Deri ditën e premte do të mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe vransirave kalimtare, por e premtja dhe fundjava do të sjellin prezencë të vransirave, reshjeve të shiut dhe të dëborës në zonat malore.
Përsa i përket temperaturave të ajrit do të vijojmë të mbetemi n ëvlera negative në zonat malore ku termometri zbret në -5 apo në -6 gradë celcius, ndërsa maksimumi në territorin shqiptar parashikohet 13 gradë celcius.
Duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim do të kemi rritje graduale të vlerave të ajrit.