Moti

Mot i alternuar me diell dhe re

Mot i alternuar me diell dhe re

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të përfshihet nga vranësirat e shumta, të cilat do të jenë prezente gjatë gjithë ditës. Parashikohet që vranësirat të zhvillohen herë pas here në territor, duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu. Ndërsa në zona të izoluara pritet të ketë edhe rrebeshe të përkohëshëm shiu, kryesisht më të dukshme reshjet do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore.

Mot i alternuar me diell dhe re

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, POR do të ulen në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.