Moti

Meteorologia tregon dy ditët më të ngrohta të kësaj jave: Fundjava me surpriza të motit

Meteorologia tregon dy ditët më të ngrohta të kësaj

Dita e mërkurë dhe e enjte do jenë më të ngrohtat e kësaj jave, ku temperaturat pritet të shkojnë në 18 gradë. Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani bëri parashikimin për javën, ku tha se mëngjeset do të jenë kryesisht të freskëta ndërsa në zonat malore vlerat janë në minus, me temperatura minimale në -3 gradë. Ajo tha se java do jetë me mot të kthjellët, por supriza do ketë në fundjavë, pasi do të ketë vranësira dhe reshje: Nata e së shtunës dhe mëngjesi i të dielës sjellin reshje dëbore, nuk mund të themi që dimri ka ikur!.

Parashikimi i motit për javën nga meteorologia Adiola Bani:

Mëngjesi është i freskët, në zonat malore termometri ka zbritur -3 gradë dhe temperaturat më të larta me 16 gradë. E mërkura dhe e enjtja sjellin rritje të temperaturave duke na sjellë tamam në pranverë, me 18 gradë. Surpriza gjatë fundjavës, me vranësira dhe reshje, nata e ditës së shtunë dhe mëngjesi i të dielës na sjellin reshje dëbore, nuk mund të themi që dimri ka ikur.

Do jetë një episod i shkurtër se do të kemi rikthim sërish të temperaturave tipike.

Në fundjavë temperaturat krahasuar me sot dhe të mërkurën e të enjten që do jetë me 18 gradë, do ketë rënie me 4 gradë në gjithë territorin. Në fundjavë presim temperatura 14 gradë, për të na rikthyer sërish në normalitet në fillim të javës tjetër.

*Tiranapost.al.