Moti

Mëngjesi i ftohtë, mesdita përmirëson motin

Mëngjesi i ftohtë, mesdita përmirëson motin

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë, vendi ynë do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në ekstremin Jugor, KU në ndonjë zonë të izoluar reshjet do të jenë në formë rrebeshi. Gjatë orëve vijuese, parashikohet të kenë ndërprerje të reshjeve dhe përmirësim gradual të motit në të gjithë territorin shqiptar.

Mëngjesi i ftohtë, mesdita përmirëson motin

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, POR rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Verior duke sjell në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.