Moti

Merre çadrën me vete se do të bjerë shi

Merre çadrën me vete se do të bjerë shi

Vendi ynë, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku do të karakterizojnë vranësirat duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në veri dhe zonat qendrore.

Në verilindje të vendit, priten stuhi afat-shkurta breshëri. Parashikohet që të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike, të na shoqërojnë në mbrëmje edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie me 2 gradë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 8°C deri në 28 °C vlera maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 2 ballë.