Moti

Kur do të kthehen ditët me diell? Meteorologia parashikon motin këtë javë

Kur do të kthehen ditët me diell? Meteorologia parashikon motin

Duke filluar nga mesdita e së enjtes deri në fundjavë do të ketë rritje të temperaturave, ku në fundjavë parashikohen maksimume në 17 apo 18 gradë Celcius.

Ky është parashikimi që bën meteorologia e Meteoalb Adiola Bani. Ajo thotë se nga sot deri në mëngjesin e ditës së enjte vlerat minimale do të jenë edhe në -4 apo -5 gradë celcius në zonat e thella malore. Ndërsa mesdita parashikon deri ditën e mërkurë temperatura maksimale, në 11 apo 12 gradë Celcius.

Adiola Bani:

Dita e sotme ka zbardhur me vranësira të dendura dhe me reshje shiu në ultësirën Perëndimore, por reshjet e dëborës vijojnë të mbeten prezente në gjysmën lindore të territorit shqiptar, situatë që do të vijë gradualisht duke u përmirësuar, pavarësisht se reshjet do të mbeten prezente edhe ditën e martë. Do të jenë shumë më të pakta thuajse të papërfillshme. Mesdita e së martës dhe në vijim, deri në fund të muajit mars do mbetemi në ndikim të motit të kthjellët dhe në rritjen graduale të temperaturave. Fillimi i javës dhe të paktën deri në mëngjesin e ditës së enjte, vlera minimale do të jenë edhe në -4 apo -5 gradë Celcius në zonat e thella malore. Ndërsa mesdita parashikon se deri ditën e mërkurë të jetë 11-12 gradë Celcius. Duke filluar nga mesdita e së enjtes deri në fundjavë do të ketë do të ketë rritje të vlerave termike ku në fundjavë parashikohen maksimume temperaturash edhe në 17 apo 18 gradë celcius.

*Tiranapost.al.