Moti

Kur do rikthehen ditët me diell dhe temperatura tipike të stinës?

Kur do rikthehen ditët me diell dhe temperatura tipike të stinës?

Pasditja e sotme do të sjellë reshje të pakta të shiut. Java do të nisë me mot të kthjellët, por mesi i javës rikthen sërish reshjet e shiut. Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani tregon se kjo situatë do të vijojë deri më datë 21 Maj, dhe pas kësaj date do të kemi një mot tipik të stinës ku ndodhemi, ku temperaturat pritet të kalojnë 30 gradë. Meteorologia thotë se kjo do të jetë edhe periudha me mot me diell dhe temperatura të larta, pra pas datës 21-22 Maj.

Adiola Bani:

“E diela na sjell mot disi më të kthjellët edhe pse gjatë pasdites presim reshje të pakta e të izoluara në sasi të papërfillshme. E marta dhe e hëna mbesin kryesisht me mot të kthjellët, për të na rikthyer sërish reshjet gjatë mesit të javës, edhe pse në sasi të pakta. Përmirësim i kushteve të motit për të na rikthyer motin me diell dhe temperatura të larta e presim pas datës 21-22 Maj. Presim që gjatë fundit të Majit të kemi vlera termike edhe mbi 30 gradë celsius”.

*Tiranapost.al.