Moti

Kur do përmirësohet moti?

Kur do përmirësohet moti?

Ndërkohë që gjithë Shqipëria është pushtuar nga temperatura dhe reshjet e shiut e dëborës, meteorologu Hakil Osmani nga Meteoalb bën parashikimin për nesër dhe javën e ardhshme.


Sipas tij në zonat malore temperaturat do shkojnë nga -15 deri në -16 gradë. Mëngjeset dhe mbrëmjet në zonat e ulëta priten të kenë temperatura nga -5 në -6 gradë celsius.

“Reshjet e dëborës do të zgjasin deri në paraditen e së dielës, jo vetëm në zonat malore, por edhe në zonat e ulëta duke përfshirë edhe kryeqytetin. Pasditja e së dielës sjell përmirësim të kushteve atmosferike dhe ky përmirësim do vazhdojë edhe përgjatë javës së ardhshme, thotë Osmani.