Moti

Kujdes, pasdite vjen shiu!

Kujdes, pasdite vjen shiu!

Vendi ynë, parashikohet të jetë me mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta gjatë paradites, por orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave konvektive duke gjeneruar shira, ku herë pas here do të jenë rrebeshe, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, shirat të jenë prezent në zonat Lindore – Juglindore.

Ndërkohë temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 7°C deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor, duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.