Moti

Kjo është vala e dytë e ftohtë e këtij dimri, por sa do zgjasë?

Kjo është vala e dytë e ftohtë e këtij dimri, por sa do

Kjo është vala e dytë e ftohtë e këtij dimri që do të zgjasë për gati dy javë! Këtë thotë meteorologia Adiola Bani nga Meteoalb e cila bën parashikimin e motit përgjatë javës. Meteorologia parashikon zbritje të temperaturave në vlera negative edhe në zonat e ulëta e bregdetin veri-perëndimor, ku pritet që termometri të shënojë -15 gradë.

Sa i përket reshjeve, ato do të pakësohen në gjithë vendin dhe do vijojnë të pakta deri në mesditën e nesërme, ku do të priten sërish rrebeshe kryesisht në veri-perëndim dhe më pak në qendër-jug.

Sipas Meteoalb, reshjet do të vijojnë të pakta të mërkurën ndërsa do të rikthehen rrebeshet të enjten, ndonëse pritet të ketë edhe kthjellime gjatë kësaj periudhe.

‘E hëna paradite, e marta pasdite dhe gjithë e enjtja do të kenë rrebeshe shiu, por edhe kthjellime’

Ndërsa e premtja sjell përmirësim të motit, ndonëse me rënie të temperaturave. Rënia do të vijojë edhe në fundjavë, e cila do të krijojë kushte të favorshme për reshje dëbore për 90% të territorit. Pas 14 shkurtit presim 3 ditë të ftohta me diell dhe sërish reshje, kryesisht bore pasi temperaturat mbeten shumë të ulëta në vend.

*Tiranapost.al.