Moti

Java që vjen do të jetë pranverë

Java që vjen do të jetë pranverë

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrushme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore. E veçanta e kësaj jave do të jetë rritja e temperaturave në vlerat e mesditës; vlera të cilat do t`i ngjasojnë shumë atyre të pranverës.

Java që vjen do të jetë pranverë

Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 23 gradë.

Në këtë mënyrë për të gjitha ditët e javës moti parashikohet kryesisht me diell por nuk do të mungojnë alternimet e herëpashershme të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura por kalimtare.