Moti

Java nis me shi, por ditët e ngrohta rikthehen nga e mërkura: Parashikimi i meteorologes

Java nis me shi, por ditët e ngrohta rikthehen nga e mërkura:

Muaji Shkurt do të jetë muaj me mot më të qëndrueshëm dhe me temperatura ajri të larta. Por dy ditët e para të muajit, e hëna dhe e marta do të jenë me vranësira dhe reshje të shiut. Meteorologia Adiola Bani tregon se në 10 ditëshin e parë të muajit, temperaturat e ajrit do të jenë të larta nga 0-1 gradë në mëngjes duke arritur në vlerat maksimale në 15 gradë. Ndërsa 10 ditëshi i dytë do të risjellë reshje dhe mot të acartë.

Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani:

'Dy ditët e para të shkurtit do të na sjellin mot të paqëndrueshëm me reshje të pakta shiu dhe bore në zonat malore dhe të paktën 10 ditëshi i parë i ishkurtit presim mot të kthjellët përjashtuar ndonjë ditë me prezencë të vranësirave dhe të reshjeve të pakta. Temperaturat e ajrit do të jenë të larta nga 0-1 gradë në mëngjes për të arritur në vlerat maksimale në 15 gradë. Ndërsa në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt të kemi disa ditë me mot të acartë dhe me reshje të pakta shiu dhe bore në zonat malore'.

Sipas Meteoalb, pas të martës priten disa ditë të ngrohta dhe kryesisht me diell në të gjithë vendin, situatë e qëndueshme deri të dielën tjetër, 7 shkurt 2021.

*Tiranapost.al.