Moti

Java nis me mot të qëndrueshëm dhe e ngrohtë

Java nis me mot të qëndrueshëm dhe e ngrohtë

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo falë depërtimit të Anticiklonit të Azoreve deri në europën qëndrore. Ky depërtim i rrallë për periudhën që ndodhemi; do të sjellë jo vetëm mot të qëndrueshëm por gjithashtu rritje graduale të temperaturave kryesisht në vlerat e mesditës kjo për shkak të masave ajrore më të ngrohta.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje.

Në Tiranë termometri kap vlerat 15 gradë, Peshkopia 6 gradë dhe Vlora 16 gradë.