Moti

Java nis me diell

Java nis me diell

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të një fushe të zgjeruar anticiklonare, shoqëruar me masa ajrore të thata.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës, moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare.

Era përgjatë këtyre ditëve, do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8-12m/s.