Moti

Java nis e ftohtë dhe me shi

Java nis e ftohtë dhe me shi

Sipas MeteoAlb: Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë të sjellin mbizotërim të vranësirave të shpeshta në vendin tonë, KU parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjelle rreshje të pakta në një pjesë të mirë të territorit shqiptar. POR në orët e pasdites dhe ne vijim do te kete shtim te metejshem te vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet mesatar në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qender te territorit.

Java nis e ftohtë dhe me shi

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, si edhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare ne toke dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi veriperendimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.