Moti

Fundjava vjen me fresk: Parashikimi sa do të shënojë termometri

Fundjava vjen me fresk: Parashikimi sa do të shënojë termometri

Temperaturat gjatë fundjavës do të ulen, dhe vlerat maksimale nuk do të kalojnë 36 gradë. Meteoalb bën parashikimin e motit në fundjavë, ku përjashtohen reshjet përveçse në zonat lindore ku mund të ketë shi të papërfillshëm.

Parashikimi sipas Meteoalb:

Vendi ynë do paraqitet kryesisht në mbizotërimin e motit të kthjellët, ku zonat jugore dhe qendrore paraqiten me kthjellime dhe me vranësira të lehta edhe gjatë orëve të pasdites, ndërsa në zonat veriore verilindore pritet ndonjë rebesh afatshkurër shiu.

Gjatë fundjavës presim kryesisht mot të kthjejlët dhe vranësira të lehta e kalimtare në territor, ndërsa reshjet do të jenë thuajse të papërfillshme dhe prezente në zonën lindore të Shqipërisë.

Përsa i përket temperaturave të ajrit kemi patur sot rënie me 3 gradë në zonat malore gjatë mëngjesit, gjithashtu mesdita sjell rënie të vlerave termike duke bërë që maksimumi në rang territori të shënojë vlerën 35-36 gradë Celsius.

Presim një tjerë rënie të temperaturave gjatë fundjavës, në zonat malore termometri shënon 12 gradë gjatë mëngjesit ndërsa maksimumi parashikohet me 34-35 gradë Celsius.

*Tiranapost.al.