Moti

Fundjava me dëborë: Sa gjasa ka të zbardhet edhe Tirana?

Fundjava me dëborë: Sa gjasa ka të zbardhet edhe Tirana?

Një pjesë e mirë e vendit tonë do të përfshihet nga reshjet e dëborës gjatë fundjavës. Kjo për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave. Hakil Osmani nga Meteoalb tregon se gjatë fundjavës temperaturat do zbresin në -15 gradë në zonat malore dhe në -5 gradë në zonat e ultësirës perëndimore, duke bërë që rreth 90% e territorit të përshihet nga dëbora. Ndërsa dita e nesërme do të ketë mot të qëndrueshëm, ndonëse me ulje të temperaturave.

Hakil Osmani:

Mbrëmja dhe mesnata do kenë alternime kthjellimesh dhe vranësira. Po ashtu e prmtja mbetet me mot të qëndrueshëm.

Ndërsa fundjava rezervon reshje dëbore në një pjesë të mirë të vendit tonë. Sa i përket vlerave termike pritet të kemi rënie të ndjeshme gjatë të premtes dhe fundjavës duke regjistruar vlerat minimale në zonat malorë -15 gradë Ceksius ndërsa vlerat minimale në ultësirën perëndimore odo zbresin në -5 apo -6 gradë.

Maksimumet gjatë fundjavës nuk pritet të rriten më shumë se 10 gradë.

Ndërkaq, në parashikimin e smartfonëve, Tirana pritet të ketë reshje dëbore gjatë të shtunës, me shanset 100%., ku temperaturat parashikohet të zbresin -5 gradë.

Fundjava me dëborë: Sa gjasa ka të zbardhet edhe Tirana?

Fundjava me dëborë: Sa gjasa ka të zbardhet edhe Tirana?

*Tiranapost.al.