Moti

Fundjava do të jetë e ftohtë!

Fundjava do të jetë e ftohtë!

Gjatë fundjavës do të ketë një ulje të temperaturave. Meterologia Lajda Porja parashikon se i ftohti do të kulmojë të dielën dhe do të zgjasë të mërkurën e ardhshme.

“E premtja dhe e shtuna sjell një rënie me 1 dhe 2 gradë, ndërsa dita e dielë do të ketë ndryshim total në temperaturat për shkak të masave ajrore nga poli i verit që do të zgjasin deri në mesin e javës tjetër. Temperaturat do të jenë tipike dimri nga 1 gradë në zonat malore, dhe maksimalet do të jenë jo më shumë se 19 gradë”, ka thënë Porja.

Meterologia Lajda Porja parashikon se më problematike do të jenë zonat jugore pershkak të stuhive.

“Kryesisht qarku i Vlorës dhe i Sarandës shpejtësia e erës do të jetë 65 km- 70 km në orë. Reshjet më të fokusuara do të jenë në zonat jugore, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë. Reshje do të kemi gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe mëngjesin e të dielës”.

Tiranapost.al.Z.B