Moti

E premtja sjell valë të acartë në Shqipëri. A ka gjasa për borë në Tiranë?

E premtja sjell valë të acartë në Shqipëri. A ka gjasa

Duke filluar nga dita e premte dhe përgjatë fundjavës Shqipëria do të preket nga vala e acartë, ku priten rënie të ndjeshme të temperaturave. Sipas parashikimit të Meteoalb, ulja e temperaturavederi në -15 gradë, k ryesisht në veri do të krijojë kushte të favorshme për reshje dëbore për 90% të territorit. Nuk është e sigurt se reshjet e dëborës do të prekin edhe kryeqytetin, ndërsa Meteoalb parashikon se reshjet e shiut do mbizotërojnë. Gjatë mesnatës së sotme priten reshje shiu në formë rrebeshi, por kryesisht në zonat veriore. E mërkura do të jetë pa reshje në jug dhe në qendër. Ndërsa nga e enjtja do të ketë rikthim të reshjeve në gjithë territorin.

Parashikimi i Meteolb:

Sot do mbetemi me vranësira në gjithë territorin, do kemi reshje me intensitet mesatar dhe të lartë në skajin verior gjatë gjithë ditës së sotme, në zonat qëndrore dhe në jug kemi fuqizim vetëm gjatë mesditës ku presim rrebeshe shiu. Mbrëmja kryesisht do jetë me vranësira dhe reshje të papërfillshme.

Kjo situatë vijon deri në mesnatë ku kemi fuqizim të reshjeve në gijthë territorin. Gradualisht gjatë fillimit të ditës së mërkurë kemi kthjellime graduale në jug dhe në qendër, do kemi kthjellime vranësira por jo reshje për gjatë gjithë ditës së mërkurë në jug dhe qendër. Zonat veriore do mbeten me reshje mesatare dhe herë pas here me intensitet të lartë gjatë të mërkurës.

Dita e enjte sjell fuqizim të vranësirave dhe fuqizim të reshjeve në të gjithë territorin. Presim rrebeshe afatshkurtra në veri dhe në qendër dhe më pak në zonat jugore. E enjtja përmbyll këtë katër-ditor me reshje të konsiderueshme në pjesën më të madhe të territorit por theksojmë se kanë qenë më të fokusuara dhe do vijojnë të jenë në veri dhe veriperëndim të territorit.

Temperaturat kanë pësuar rënie të lehtë në mëngjesin e sotëm, do vijojë dhe gjatë mesditës.Maksimumi do ruhet në 14 gradë në zonat jugore dhe jugperëndimore. Por kemi rënie të ndjeshme gjatë ditës së sotme kryesisht në veri dhe zonat verilindore.

Rënia do ndihet edhe gjatë ditës së mërkurë por disi më e lehtë por pasditja e së enjtes dhe kryesisht dhe fundjava do sjellë një valë të acartë në territorin shqiptar. Detajet e valës së acartë do i themi në ditët në vijim.