Sipas MeteoAlb: Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë gjatë gjithë ditës në vendin tonë, duke sjellë vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa zonat malore Veriore dhe Juglindore do të përfshihen nga reshjet e dëborës. POR herë pas here do të ketë dhe pushim të reshjeve.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.