Moti pritet të ndërrojë! Pasdite shi në Tiranë sipas parashikimeve

E Enjte 6 Janar 2022, 07:16
TiranaPost
Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar gjatë paradites do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat do të sjellin reshje si fillim në zonat veriore. Ndërsa në orët vijuese vranësirat do të shtohen duke sjell reshje të pakta në pothuajse gjithë vendin, KU në ultësirën perëndimore do të jenë reshje shiu POR me reshje në formë dëbore do të jenë zonat malore verilindor.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, POR do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 20°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 - 4 ballë.
Tiranapost.al