Moti

Ditë e ngrohtë, por me shi

Ditë e ngrohtë, por me shi

Sipas MeteoAlb: Orët e paradites vijojnë në ndikimin e vranësirave në të gjithë vendin KU më të dukshme paraqiten në zonat malore veriore dhe shtrirjen lindore duke sjellë reshje shiu, herë pas here edhe rrebeshe. Pjesa e dytë e ditës rrezikon momente me pika shiu edhe në ultësirën perëndimore. Në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike do të vijojë situata e motit edhe gjatë natës.

Ditë e ngrohtë, por me shi

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verior - Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.