Moti

Ditë e ftohtë, por pa shi në pjesën më të madhe të vendit

Ditë e ftohtë, por pa shi në pjesën më të madhe

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës në vendin tonë do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku në zonat malore parashikohet që vranësirat të krijojnë mundësi për reshje dëbore. Ndërsa në orët e mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat të dobësohen, duke bërë që përgjatë kufirit Lindor dhe në Verilindje të Shqipërisë të kemi reshje të pakta dëbore.

Ditë e ftohtë, por pa shi në pjesën më të madhe

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, POR do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.