Moti

Ditë e ftohtë, por pa shi

Ditë e ftohtë, por pa shi

Sipas MeteoAlb: Prej disa ditësh territori shqiptar mbetet në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më të fokususra do të jenë në zonat malore. Gjithashtu do të vijojnë temperaturat e ulëta të jenë prezente në vendin tonë, duke krijuar mundësi për ngrica në zonat malore gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.

Ditë e ftohtë, por pa shi

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, POR nuk do të ndryshojnë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë dallgëzim 2 - 3 ballë.